AS 6E02

FAO 620

  • AS 6E02 është edhe një anëtar tjetër i gjeneratës më të re të hibrideve AS mesatarisht të vonshëm, të paraparë për arritjen e rendimenteve rekord të kokrrave. Duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për një hibrid më të vonshëm, shpqjtësia e lirimit të lagështirës është e moderuar dhe është i përshtatshëm për vjelje në kallinj me mbledhës ose vjelje të drejtpërdrejtë në kokrrër, kur niveli i lagështisë reduktohet në një nivel ekonomikisht të kënaqshëm.
  • Hibridi gjithashtu karakterizohet me një bimë më të lartë dhe të shëndetshme, me një pozicion mesatar të kallinjve si dhe me një kërcell dhe rrënjë shumë të forta, ashtu që mund të qëndrojë më gjatë në fushë, pa rrezik nga lakimi apo thyerja.
  • Rezistenca ndaj krimbeve të misrit si dhe ndaj të gjitha sëmundjeve më të rëndësishme është e shkëlqyeshme, megjithatë dhe ruajtja e kallinjve të mbledhur në çardak.
  • Ashtu sikur tek AS 5M43, uniformiteti i kallinjit, mosegzistenca e bimëve të këqija në çfarëdo kushte kultivimi, kokrrat e mëdha dhe boçat e hollë janë sekreti i fertilitetit dhe i stabilitetit të këtij hibridi. AS 6E02 veçohet me kokrra të mëdha dhe shumë të gjata, më të mëdha se sa të gjitha kokrrat e hibrideve AS.
  • Boçi është i hollë, rreth 15%, ndërsa kokrrat janë mbjellura thellë në të, kështu që nuk ka humbje të farave gjatë vjeljes së vonshme. Mbështjellja në kallinj është e lëshuar në kohën e vjeljes, ashtu që vjelet me mbledhës në mënyrë të lehtë dhe të pastër.

REKOMANDIM

  • Hibridin e rekomandojmë për kultivim në të gjitha kushtet agroekologjike, ndërsa densiteti optimal i mbjelljes në kushtet mesatare të kultivimit duhet të jetë prej 22 deri në 24 cm  në rresht, që të ketë kokrra të mbledhura prej 65,000 në 60,000/ha.

Kntakti

Chemical Agrosava d.o.o.

Palmira Toljatija 5/IV, 11070 Novi Beograd

Tel: +381 11 7852 770

E-mail: office@agrosava.com