Markë jonë

Shtëpia përzgjedhëse AS Hibridi është formuar më vitin 2004, me emrin Prinosmaks në kuadër të kompanisë Chemical Agrosava dhe merret me përzgjedhjen dhe fisnikërimin dmth. Krijimin e hibrideve më të mira të misrit. Emri i kompanisë është ndyshuar më vitin 2011 , në AS Hibridi për shkak të popullaritetit të markës me të njejtin emër.

Marka e AS Hibridi janë krijuar me idenë që të sjellin kualitet të ri në tregun e Serbisë. Në krijimin e tyre vyeshëm punon ekipi fisnikëror nga tre përzgjedhës – doktor shkence dhe një numri të madh të inxhenierëve dhe teknikëve bujqësor. Ekipi fisnikëror është i përgaditur me pajisje bashkohore për testim intenziv të kombinimeve të reja hibride në të gjitha kushtet agroekologjike, si në shtetin tonë , ashtu edhe shtetet fqinje.

AS Hibridi i misrit janë të njohur para së gjithash për stabilitetin e rendimentit të tyre për të gjitha kushtet, posaçërisht për shkakë të mungesës së bimëve shterpë, dhe formimin e pistonëve shumë të njëtrajtshëm, me plotë kokrra deri në majë. Për këte më së miri dëshmojn rezulatet e arrijtura në shikim dhe përvojat e juaja, rendimentet nga arat e juaja në të gjithë Serbinë. Në kushte shumë të vështira kemi dhënë rendimente me kosto ekonomike e në kushte të mira rezultate kulminante dhe rendimente rekorde të larta. Sipas potencialit të rendimenteve, AS Hibridi janë në nivel me të gjitha shtëpitë botërore të farave, por janë për siguri dhe stabilitet të rendimenteve në kushtet tona të prodhimit përpara gjithë të tjerave.

AS Hibridi janë çelësi i ngritjes së sigurisë dhe stabilitetit të prodhimit tuaj të misrit. Për rezultate edhe më të mira është e nevojshme të mbjellni më shumë hibride të grupeve të ndryshme të pjekjes, edhe pse sipas rregullit hibridet e më vonshme janë më pjellorë se ata të më hershëmit, çka është treguar edhe në vitet e thatësisë, ashtu si që ishin viti 2012 dhe 2017.

Përveç hibrideve të zakonshme për prodhimin e drithrave, AS Hibridi janë bazë e pazavendësueshëme e prodhimit të silazhit me kualitet të lartë për ushqimin e bagëtisë. AS hibridi fletësor i silazhit janë prodhim i vetëm në tregun tonë, si për nga çështja e rendimenteve, ashtu edhe nga çështja e përmbajtjes së kualitetit të silazhit.

AS Hibridi eksportohen në këto shtete: Iran, Azerbejxhan, Turqi, Greqi, Bullgari, Rumuni, Rusi, Gruzi, Alzhir, IRJM, BdheH. Kroaci, Sloveni, Itali, Hungari, Francë, Sllovaki, Mal të Zi, Shqipëri, etj. Interesimi për AS Hibridi është i madhë dhe eksporti në shtetet e cekura është në rritje nga viti në vit, me qëllim për të pushtuar tregje të reja.

Të gjitha hibridet tona të cilat i eksportojm janë të regjistruara në Unionin europian, dhe i përmbushin kualitetet dhe standardet e parapara në shtetet anëtare.

Poashtu, përveç misrit hibrid, kemi filluar edhe me programin e selekcionimit të fisnikërimit të grurit. Chemical Agrosava nën markën e saj "AS Hibridi" dhe shpërndarës i markave të njohura gjermane në selekcionimin e fisnikërimit të grurit hibrid, si dhe panxharit për vaj.

Përveç kësaj, merremi edhe me organizimin e prodhimit të farës, përpunimin, paketimin dhe shpërndarjen e të gjitha llojeve të bimëve si për partnerët vendor, ashtu edhe ata të jashtëm.

Kontakt

Chemical Agrosava d.o.o.

Palmira Toljatija 5/IV, 11070 Novi Beograd

Tel: +381 11 7852 770

E-mail: office@agrosava.com